Aksident masiv në Colorado: 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së 30 automjeteve

Data

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti zinxhir që përfshiu 30 automjete në shtetin e Colorados, në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Interstate 25, rreth 60 milje në jug të Colorado Springs, ku erërat e forta ngritën re të dendura pluhuri, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe duke krijuar kushte tejet të rrezikshme për qarkullimin.

Sipas autoriteteve, shpejtësia e erës arriti deri në 61 milje në orë. Përplasja përfshiu 30 mjete, mes tyre edhe gjashtë kamionçina. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, por konfirmohet se bëhet fjalë për dy burra dhe dy gra nga zona të ndryshme të shtetit.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet e rajonit. Një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda. Pjesa tjetër e të plagosurve kanë marrë dëmtime të lehta deri të moderuara dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Kushtet ekstreme atmosferike kanë shkaktuar gjithashtu shpërthime zjarresh në zonat përreth dhe vonesa të shumta fluturimesh në Denver International Airport, duke përkeqësuar situatën në të gjithë rajonin lindor të Kolorados.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related