Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në kërkesën e opozitës pretendohet se zgjedhjet e 11 majit u kompromentuan rëndë, veçanërisht në drejtim të shitblerjes së votës; intimidimit të zgjedhësve, sistemit të patronazhimit dhe manipulimit të votës së Diasporës. Kërkesa u dorëzua zyrtarisht këtë të martë nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi bashkë me 38 firma.
Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
