Eurodeputeti gjerman Michael Gahler është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë blu në Tiranë.
Në takim ka qenë e pranishme edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku. Gahler është pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku janë zhvilluar takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.
Takimi vjen pas deklaratës së kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili në një konferencë për mediat tha se nuk do ta takonte Berishën për shkak të nisjes së tij drejt aeroportit.
Delegacioni i Parlamentit Europian ndodhet në Shqipëri në kuadër të përgatitjes së raportit për vendin, i cili pritet të prezantohet në Bruksel javën e ardhshme.
