Kodi i ri i Talebanëve lehtëson ndëshkimin për dhunën në familje

Data

Autoritetet talebane në Afganistan kanë miratuar një kod të ri penal që, sipas raportimeve në media ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ndryshon mënyrën e trajtimit të dhunës në familje, duke ngjallur reagime të forta.

Sipas dispozitave të reja, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve konsiderohet vepër penale vetëm nëse shkakton dëmtime të rënda fizike, si fraktura ose plagë serioze. Në rastet e tjera, përdorimi i forcës nga bashkëshorti apo kryefamiljari nuk klasifikohet si krim. Edhe kur provohen dëmtime të dukshme, dënimi maksimal parashikohet të jetë deri në 15 ditë burg.

Procedimi penal kushtëzohet gjithashtu nga paraqitja e provave nga viktima në gjykatë, një proces që sipas kritikëve është i vështirë për t’u realizuar në kushtet aktuale.

Kodi i ri përfshin edhe kufizime të tjera për gratë, duke ndaluar daljen nga shtëpia pa lejen e bashkëshortit ose një kujdestari mashkull, si dhe duke parashikuar ndëshkime nëse nuk respektohen rregullat e vendosura për veshjen në publik. Një grua e martuar që viziton familjen pa lejen e burrit mund të përballet me deri në tre muaj burg.

Talibanët kanë zbatuar interpretimin e tyre të ligjit islamik që prej rikthimit në pushtet, ndërsa organizatat ndërkombëtare vijojnë të shprehin shqetësim për kufizimet e rënda ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, përfshirë ndalimin e arsimit për to në nivele të ndryshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related