Skandal në AKSHI? Motra e Ergys Agasit e pranishme në prezantimin e Ramës

Data

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku prezantoi drejtorin e ri Igli Tafa pas largimit të Mirlinda Karçanaj, është shoqëruar me polemika të reja.

Në sallë ishte e pranishme edhe Viola Agasi, e cila rezulton të jetë motra e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK. Ajo mban postin e Drejtoreshës Juridike të Prokurimeve dhe Integrimit në AKSHI, një strukturë kyçe për procedurat e tenderimit.

Sipas raportimeve mediatike, hetimet e SPAK për të ashtuquajturin “grupi kriminal AKSHI” kanë ngritur dyshime për ndikim të paligjshëm në tendera dhe favorizim kompanish të lidhura me persona të caktuar. Në këtë kontekst, përmendet edhe kompania “E.A Solution”, e lidhur me Ergys Agasin.

Ndërkohë, AKSHI ndodhet në qendër të hetimeve, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është në arrest shtëpie në kuadër të procedimit penal për abuzime me tendera.

Rama prezanton drejtuesin e ri dhe mbron stafin

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se Igli Tafa do të vijojë procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike. Ai vlerësoi kontributin e Karçanaj gjatë 13 viteve në krye të institucionit dhe bëri thirrje për respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë.

Rama u shpreh se sistemi i drejtësisë po kalon një proces transformimi të thellë dhe se rruga e reformës është e pakthyeshme, ndonëse shpesh e dhimbshme për individët e përfshirë në hetime.

Ai paralajmëroi gjithashtu projekte të reja në fushën e inteligjencës artificiale dhe partneritete me kompani ndërkombëtare si Microsoft dhe Nvidia, duke premtuar rritje pagash për punonjësit e AKSHI-t.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related