Mbledhjen e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e ka quajtur historike. Në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, Çollaku theksoi se mbledhje të tilla nuk duhet të jenë më ceremoniale, por tani e tutje në nivel bashkëpunimi dhe bashkërendimi planesh.
‘Ngjarja ishte pozitive. Mbledhje e dy kuvendeve të bashkuara. Mesazh jashtëzakonisht i fortë. Jepet një mesazh i duhur, në kohën e duhur. Shqipëria dhe Kosova janë bashkë. Jemi të unifikuar. Për të arritur integrimin, sovranitetin dhe rrugën euro-atlantik. ngjarje e mirë, me dimension historik. Mendojmë të jetë mbledhja e fundit ceremoniale të kthehet në institucion të funksionimit bashkëpunimi. Të rakordohet jeta parlamentare me politika të unifikuara. Takimit ceremonial, gjë e mirë. Ky ishte aspekti pozitiv.’
Më tej, deputeti demokrat kritikoi fjalimin e Ramës, që sipas tij ishte provokues ndaj Kurtit
‘Klima u dëmtua, diku pak diku shumë. Nga një fjalë e kryeministrit Rama, të papjekur, provokatore me tonalitete fushate. Dukej sikur po bënte fushatë kundër Kurtit. Teza të pamenduara, krijoi një klimë tensioni. Nuk ishim aty për të dëgjuar tezat e provokimit. U provokuan institucionet e Kosovës, skenë e shëmtuar.’
