Rama publikon telefonatën me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë

Data

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një telefonatë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehet se telefonata e 17 shkurtit nga Haga është gjithmonë e vështirë emocionalisht, por këtë herë, sipas tij, Thaçi ishte i qetë dhe i bindur se lirinë e ka fituar përgjithmonë.

Në video dëgjohet Rama teksa i thotë:

“Vëllai im, të përqafoj fort, të dua shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë.”

Publikimi ka sjellë reagime politike, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijon, me kërkesa të ashpra nga prokuroria dhe kundërshtime nga politika në Shqipëri dhe Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related