Rrëzohet rekursi, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Data

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Kjo është shkalla e tretë e gjyqësorit që e le Erion Veliajn në burg, pasi më parë është lënë në qeli si nga Gjykata e Posaçme, po ashtu edhe nga Apeli i Posaçme, pavarësisht se ka bërë disa ankimime, duke ofruar edhe garanci pasurore për të dalë nga burgu.

Mbetet për t’u parë nëse pas këtij vendimi, Erion Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut dhe presidenti Bajram Begaj do të caktojë zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës apo jo.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related