Është zhvilluar sot në Gjykatën Administrative seanca e parë lidhur me padinë e aktores Anila Bisha, e cila kërkon pezullimin nga detyra të ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtimin në themel të çështjes.
Avokati i paditëses kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se ishte i sëmurë. Në seancë ishte thirrur edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), por përfaqësuesit e saj nuk u paraqitën. Gjithashtu, sipas gjyqtarit të çështjes, Armand Shkurta, nuk ishte paraqitur as Kryeministri, i cili ishte thirrur si palë.
Dy avokatë të pranishëm deklaruan se interesat e institucioneve të paditura mund të përfaqësohen nga Avokatura e Shtetit.
Gjyqtari Shkurta theksoi se çështja e ngutshme i përket paditësit dhe jo të paditurit, ndaj vendosi shtyrjen e seancës për në datën 23 shkurt, në orën 14:00.
