Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë ditë si një nga momentet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar pas Pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha u shpreh se Kosova, në këto 18 vite, ka dëshmuar se është një demokraci funksionale dhe një shembull për rajonin, me institucione të konsoliduara dhe standarde të larta për të drejtat e njeriut. Sipas tij, shteti i Kosovës është ngritur mbi sakrificën e martirëve dhe luftën për liri, duke përmendur kontributin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe Komandantit Adem Jashari, si dhe rolin vendimtar të SHBA-së dhe NATO-s.
Ai theksoi se, pavarësisht sfidave dhe presioneve nga Beogradi, Kosova mbetet një faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Në fund të mesazhit të tij, Berisha shprehu mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë dhe uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e Pavarësisë, duke theksuar krenarinë për arritjet e shtetit të ri.
