Luhatje tensioni në Barbullojë, banorët: Na u dogjën pajisjet

Data

Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë denoncojnë probleme të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike, duke thënë se ndërprerjet dhe luhatjet e tensionit u kanë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake dhe kanë rrezikuar sigurinë në banesa.

Sipas tyre, 17 familje kanë mbetur shpesh pa energji, ndërsa rrjeti elektrik në zonë është i amortizuar dhe nuk ka pasur investime pavarësisht ankesave të përsëritura.

“Faturat i paguajmë rregullisht, por shërbimi është zero”, shprehen banorët, duke shtuar se disa pajisje si frigoriferë dhe kondicionerë janë djegur nga luhatjet e tensionit.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë inspektuar situatën në terren dhe kanë premtuar ndërhyrje të menjëhershme për minimizimin e defekteve, si dhe përfshirjen e zonës në një plan investimesh për zgjidhje afatgjatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related