Osmani: S’do të lejojmë rishkrimin e historisë në dëm të sakrificës

Data

Në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se liria e vendit është e panegociueshme dhe e ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë.

Ajo theksoi se Kosova u bë shtet për të mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar që historia të rishkruhet në dëm të atyre që dhanë jetën për lirinë. Sipas saj, nuk mund të pranohet asnjë narrativë që barazon agresorin me viktimën apo krimin me rezistencën për liri.

Osmani falënderoi aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke theksuar rolin e tyre në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë. Ajo nënvizoi se pas 18 vitesh shtet, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por mbeten ende sfida për forcimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik.

Në përfundim, presidentja bëri thirrje për unitet dhe përgjegjësi, duke theksuar se liria duhet ruajtur dhe shteti duhet ndërtuar me vizion për brezat që do të vijnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related