Rama për dorëheqjen e Ballukut, rrjeti shpërthen me ironi

Data

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Belinda Balluku i ka dorëzuar edhe një dorëheqje tjetër, por që ai nuk e ka pranuar, ka ndezur reagime dhe batuta në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimeve të tij publike, Rama theksoi se nuk do ta shkarkojë Ballukun “për inat të SPAK”, duke argumentuar se vendimet për largime nga detyra nuk merren nën presion. Kjo deklaratë është shoqëruar me komente ironike nga përdorues të ndryshëm në rrjet.

Ekonomisti Genc Sejko ironizoi situatën duke shkruar se ndërsa Balluku paska dhënë sërish dorëheqjen, Rama nuk e ka pranuar, ndërkohë që – sipas tij – vetë Rama i ka paraqitur katër herë dorëheqjen Presidentit Bajram Begaj, por nuk i është pranuar.

Edhe komentatori Bert Papa reagoi me humor, duke ironizuar rolin e Taulant Ballës në nismën për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Reagimet satirike tregojnë se çështja e dorëheqjeve dhe debatit për ndryshimet ligjore po ndiqet me vëmendje të madhe, jo vetëm në politikë, por edhe në hapësirën publike online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related