Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një burrë 88-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 83-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Novarës. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një rast vrasje–vetëvrasjeje. Çifti jetonte në të njëjtën banesë, ndërsa arma e përdorur ishte në pronësi të ligjshme.
Forcat e rendit dhe mjeku ligjor mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku u konstatua vdekja e të dyve. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
