Anëtarësia e Partisë Demokratike në Lezhë po voton sot për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale. Në garë janë Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me strukturat dhe simpatizantët e partisë.
Gjatë fushatës së brendshme, kandidatët kanë paraqitur platformat e tyre, duke theksuar nevojën për riorganizim të strukturave, forcim të prezencës në terren dhe rritje të angazhimit të anëtarësisë. Një tjetër fokus ka qenë edhe përgatitja për sfidat e ardhshme elektorale.
Procesi i votimit pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, ndërsa shpallja e fituesit do të bëhet pas përfundimit të numërimit të votave.
