Këshilli i Mandateve mblidhet javën e ardhshme, në rend dite kërkesa e SPAK për Ballukun

Data

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të firmosë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku në fokus do të jetë kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas burimeve parlamentare, në urdhër do të përcaktohet data dhe ora e saktë e zhvillimit të mbledhjes, ndërsa anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë çështjet që lidhen me kompetencat e tyre kushtetuese dhe procedurale.

Mbledhja vjen një javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Ballukut. Vendimi i Kushtetueses i hapi rrugë vijimit të procedurave parlamentare në lidhje me kërkesën e SPAK.

Tashmë pritet të shihet nëse Këshilli i Mandateve do ta marrë zyrtarisht në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe cilat do të jenë hapat e mëtejshëm në këtë proces me rëndësi politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related