Arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë, transportonte 5 emigrantë kundrejt 2500 eurove secilit

Data

Një 35-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Relay”, pasi dyshohet se ishte e përfshirë në transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të siguruara për aktivitet të paligjshëm në këtë fushë.

Në flagrancë u arrestua shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, e cila u kap pranë Lezhës teksa transportonte me automjet 5 emigrantë që i kishte marrë në Vorë. Nga hetimet paraprake rezulton se ajo u kishte kërkuar nga 2500 euro secilit, me premtimin për t’i ndihmuar të kalonin ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe automjeti tip “BMW”, i cili dyshohet se përdorej për transportimin e emigrantëve. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related