Orteqet bllokojnë aksin Qafë Thore–Theth, zona shpallet me rrezik të lartë

Data

Qarkullimi në aksin Qafë Thore–Theth është ndërprerë plotësisht këtë të diel për shkak të rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Sasia e madhe e borës dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë krijuar rrezik të lartë për lëvizjen e mjeteve.

Sipas autoriteteve vendore, rruga do të qëndrojë e mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, deri në një njoftim të dytë. Rreziku për rënie të tjera ortekësh mbetet i lartë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme për pastrimin e plotë të segmentit.

Prefektura e Qarkut Shkodër u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa pritet një përmirësim i kushteve atmosferike për të ndërhyrë në sigurinë dhe rihapjen e rrugës.

Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veri të vendit, mbetet përkohësisht i izoluar për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related