Berisha në SPAK, përshëndet me dy gishtat lart mbështetësit: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë Jan 23, 2024 | 10:06

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha është parqitur sot në SPAK ku po merret në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

Berisha mbërriti në Prokurorinë e Posaçme me makinën e tij, ndërsa u shoqëru nga një patrullë policie.

Mbështetësit e tij e pritën para dyerve të SPAK me brohoritma “Berisha, Berisha” dhe ish-kryeministri i përshëndeti me dy gishtat lart

Në një prononcim për media, Berisha tha se ka mbërritur në SPAK për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në godinën e Prokurorisë së Posaçme.

Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!

Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related