Rama reagon për kërkesën e Prokurorisë në Hagë: “Një bombë mbi popullin e Kosovës”

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me 45 vite burg të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe të tre ish-udhhëheqësve të UÇK-së: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rama e cilësoi kërkesën si “çmenduri”, “paturpësi” dhe “mizori”, duke theksuar se bëhet fjalë për figura domethënëse të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mu desh dhe më duhet sinqerisht kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë me fjalë. Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës”, u shpreh Rama.

Sipas tij, pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria nuk ka sjellë prova të qarta që të mbështesin pretendimet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndaj civilëve gjatë viteve 1998-1999.

Rama shtoi se nuk ka ligj ndërkombëtar që lejon dënimin e një udhëheqësi të një lufte çlirimtare vetëm për faktin se ka qenë në krye, pa u provuar se ka dhënë urdhra për sulme ndaj civilëve apo ka pasur kontroll të drejtpërdrejtë mbi veprimet e pretenduara kriminale.

Ai e cilësoi procesin si një “maskaradë” dhe tha se përgjegjësia bie edhe mbi shtetet që mbështesin dhe financojnë gjykatën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related