Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në një intervistë televizive se hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku mund të hyjnë në një fazë të re, duke mos përjashtuar mundësinë e një kërkese për masë sigurie.
Sipas saj, nëse SPAK shton akuza të reja në dosje, mund të paraqitet një kërkesë për “arrest shtëpiak”. Llabani u shpreh se zhvillimet e fundit dhe mesazhet nga partnerët ndërkombëtarë tregojnë se çështja nuk shihet thjesht si një debat i brendshëm politik.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se hetimet mund të shtrihen edhe më tej, duke përfshirë verifikime mbi pasurinë dhe rrethin familjar të zyrtarëve të lartë, nëse do të ketë dyshime për burimin e pasurisë.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për një kërkesë të re mase sigurie ndaj Ballukut, ndërsa hetimet vijojnë.
