Rama, një anomali pa alibi

Data

Fillimi i fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste të ngjallte kërshëri, pasi u duk se do t’i jepte përgjigje disa dilemave që janë pjesë e debatit të përditshëm. A i blen dhe manipulon votat PS-ja? A jemi në një diktaturë (term ky i rimarë me qesëndi) ku ndryshimi me votë i pushtetit bëhet i pamundur? A është e vërtetë që edhe ndërkombëtarët janë pajtuar me këtë dhe mbyllin sytë në emer të stabilitetit?

Hedhja për diskutim e këtyre pikpyetjeve tregon qartësisht një gjë: se edhe vetë kryeministri e kupton që ndejtja e një njeriu në pushtet për tre mandate me radhë, madje duke pasur të sigurtë edhe të katërtin, përbën anomali për një vend që pretendohet të jetë demokratik. Fitorja e nëntë palë zgjedhjeve, njëra pas tjetrës pa asnjë të papritur, siç u mburr kryeministri, pretendimi për ta udhëhequr Shqipërinë deri në vitin 2030, që synon ai, parashikimi për ta kthyer PD në garën e ardhshme tek rezulatat e ‘97 siç vuri bast publikisht, kërkojnë një shpjegim.

Duke u rekur ti hyjë kësaj sprove Edi Rama pretendoi se ai dhe ekipi i tij zgjohen më shpejt nga gjumi se kundërshtarët dhe se kanë dituri më të gjëra sesa ata. Pra pasja përballë e një opozite të dobët dhe të pa aftë, ishin baza e justifikimit të tij. “Ne na udhëheq ambicja për Shqipërinë, ata urrjetja ndaj nesh”, shpalli ai duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj një opozite të mllefosur dhe pa ide që i ngjan tifozëve të dehur që vetëm shajnë pas humbjes së ndeshjes.

Për të argumentuar se jetëgjatësia e tij anormale në pushtet nuk ka ngjashmëri me atë të autokratëve të tjerë, ai tentoi të rimarrë gjatë një shembull.

Por fatkeqësisht ishte shembulli i gabuar. Ai përzgjodhi si ilustrim gjatë fjalimit polemikën që u hap pas vrasjes makabre të Egli Progës, në Pogradec. Ai numëroi me radhë të gjithë armiqtë që sipas tij ngritën stuhinë në gotë. Një opozitë që përfiton nga fatkeqësitë. Media që shpërndajnë fakte të rreme. Parti të reja që duan të fajsojnë qeverinë dhe organizojnë protesta para selisë së saj. E mbi të gjitha, kjo nuk duhet humbur, prokurorë amatorë që “s’dinë as se ç‘është një patrullë police dhe që veprojnë politikisht. Pra edhe drejtësia qenkësh kundër rilindjes!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related