GJKKO jep vendimet për grupin e trafikut të drogës

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimet për disa të pandehur të akuzuar për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të një operacioni me mbi 40 të arrestuar.

Ish-efektivi i policisë Adriatik Logli u shpall i pafajshëm, ndërsa Xhuliano Aliu u dënua me 5 vite burg dhe Kristi Dautaj me 8 vite heqje lirie. Në një seancë të ndarë, Bujar Brahak u dënua me 10 vite burg, ndërsa Hertjan Pjetërgjokaj dhe Elton Ukaj me nga 8 vite secili, duke përfituar ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas hetimeve të SPAK, janë dokumentuar 13 episode kriminale që lidhen me trafikim, prodhim, shitje dhe kultivim narkotikësh në disa qarqe të vendit gjatë periudhës mars–nëntor 2020. Aktiviteti dyshohet të jetë zhvilluar nga pesë grupe të ndryshme kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related