Atentati me dy viktima në Rinas, dosja kalon për hetim në SPAK

Data

Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në SPAK dosjen e atentatit të ndodhur në nëntor 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Çështja i është referuar Strukturës së Posaçme pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor 2025, pak pasi dy viktimat ishin kthyer nga Barcelona. Sipas hetimeve, autorët i kanë ndjekur nga parkimi i aeroportit dhe i kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Në vendngjarje u gjetën mbi 50 gëzhoja, ndërsa automjeti i autorëve u dogj më pas në zonën e Fushë Krujës.

Brenda makinës së djegur policia gjeti 3 kallashnikovë dhe një pistoletë, të cilat po analizohen për gjurmë. Hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjet e viktimave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related