AKU bllokon 2.4 ton produkte të pasigurta në tregun Agroushqimor, 7 gjoba për subjektet

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mbi 2.4 ton produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata gjatë kontrolleve në tregun Agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtim ushqimesh të pasigurta.

Sipas njoftimit zyrtar, në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte pa etiketim, kryesisht sallam dhe fruta të thata.

Për shkeljet e evidentuara, trupa inspektuese vendosi 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi, në vlerë totale 1.600.000 lekë.

AKU bëri të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related