Erisa Xhixho: Parlamenti u kthye në mburojë për Belinda Balluku, megaaferat si AKSHI dhe tuneli i Llogarasë pengojnë integrimin europian

Data

Erisa Xhixho deklaroi se procesi i integrimit europian duhet të mbetet një prioritet kombëtar, por akuzoi mazhorancën se po minon standardet europiane përmes mbrojtjes politike të zyrtarëve të lartë dhe tolerimit të korrupsionit.

Në një intervistë televizive, Xhixho tha se opozita ka qenë e angazhuar maksimalisht në procesin e integrimit dhe në diskutimet për projektrezolutën e miratuar në Kuvend me 114 vota pro.

Sipas saj, raportet e partnerëve ndërkombëtarë kanë evidentuar probleme serioze në Shqipëri, duke përfshirë korrupsionin dhe mungesën e ndjekjes ndaj zyrtarëve të lartë.

“Është evidentuar fakti që imuniteti ndaj zyrtarëve të lartë duhet të procedohet pa vonesa në Parlament dhe këtu i referohemi rastit të ish-zv.kryeministres ku Parlamenti u kthye në mburojë të saj”, u shpreh ajo, duke iu referuar Belinda Balluku.

Deputetja e Partisë së Lirisë u ndal edhe te raporti i IBAR-it, duke theksuar se ai është vendimtar për vijimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Europian.

Sipas Xhixhos, pa miratimin e raportit në Bruksel, Shqipëria nuk mund të avancojë më tej në procesin e anëtarësimit.

Ajo deklaroi se raporti evidenton problematika të rënda si përdorimi i financave publike në zgjedhje, mungesa e luftës reale kundër korrupsionit dhe aferat që lidhen me institucione dhe projekte të mëdha publike.

“Nuk mund të shkelë mbi vlerat e veta BE, kur raporti të thotë ka pasur përdorim të financave publike në zgjedhje, nuk ka luftë reale ndaj korrupsionit, mega afera si AKSHI, tuneli i Llogarasë, inceneratori etj.”, deklaroi ajo.

Xhixho shtoi se lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i shtetit ligjor janë kushte themelore që Bashkimi Europian nuk mund t’i negociojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related