Gjykata e Posaçme ka dënuar me 168 vite burg në total shtatë shtetas të huaj (5 sirianë dhe 2 algjerianë), të cilët më 25 maj 2023 hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë.
Ata u shpallën fajtorë për:
- organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të BE-së
- tentativë vrasjeje ndaj pesë efektivëve të policisë
Dënimet:
- Sultan Grimash (alias Sadaak Guremache/Junes Alma) – 35 vjet
- Ayoub Bahhoo – 35 vjet
- Muhammed Radën (alias Muhamed Radouë/Radvan Radvan) – 35 vjet
- Muhammed Shehab (alias Mohamed Al Uthman Shaab/Mohamed Outman) – 35 vjet
- Muhammed Nasir (alias Nouh Graie) – 12 vjet
- Rabi Lqadi (alias Rabi El-Kadi) – 8 vjet
- Nagid Alabdalah (alias Abu Gira) – 8 vjet
Sipas hetimeve, dy grupet kriminale vepronin mes Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunonin me rrjete ndërkombëtare dhe kishin hyrë e dalë disa herë ilegalisht në territor, duke përdorur identitete të rreme dhe duke organizuar kalime të paligjshme emigrantësh drejt BE-së.
