EMRI / Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Data

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi dyshohet se magazinonte dhe tregtonte ilaçe të skaduara dhe medikamente të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit të koduar “Skadenca” janë sekuestruar gjithsej 4 289 kuti medikamentesh, nga të cilat 1 635 kuti rezultuan të skaduara, ndërsa 2 654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se ishin futur kontrabandë.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Bojken Bregovina, ku u gjetën dhe u sekuestruan medikamentet.

Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari, për një periudhë të gjatë kohore, magazinonte barna të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmaci në qytetin e Fierit, me qëllim përfitimi financiar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat:

  • Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin
  • Fshehja e të ardhurave
  • Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë
  • Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related