Pezullohen 3 zyrtarë të IMT për ndërtim pa leje në Selitë

Data

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë terreni dhe përgjegjësin e tyre në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), pasi dyshohet se nuk kanë raportuar një ndërtim të paligjshëm në rrugën “Valentina Pistoli”, në zonën e Selitës.

E.M., Sh.G. dhe V.Sh. akuzohen për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi nuk informuan për vendosjen e gjobës, prishjen e objektit dhe kallëzimin penal ndaj ndërtuesit.

Sipas hetimeve, punimet pa leje kishin nisur në nëntor 2021 dhe përfunduan në prill 2025, ndërsa kontrolli i IMT-së u krye më 2 prill 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related