Braho takon Presidentin e Eurojust-it, thellohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar

Data

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, zhvilloi një takim me Presidentin e Eurojust-it, Michael Schmid, në selinë qendrore të këtij institucioni, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Takimi u bë publik nga SPAK dhe Eurojust, ndërsa vjen pak muaj pas vizitës së Schmid në Tiranë gjatë Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor. Në atë aktivitet, ai theksoi rëndësinë e rajonit si partner strategjik për Eurojust dhe shprehu gatishmërinë për të rritur nivelin e koordinimit në hetimet ndërkufitare.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Schmid u takua edhe me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, duke vlerësuar rolin e SPAK si një faktor kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit publik.

Presidenti i Eurojust-it ka shprehur mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë, duke theksuar se bashkëpunimi gjyqësor është një element thelbësor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related