Gazetari Elio Laze është arrestuar nga Policia e Tiranës nën dyshimin për gjobëvënie ndaj një zyrtari të Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas burimeve zyrtare, Laze, pronar i portalit “Priza.al”, dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë euro Klaus Shaqirit, zyrtar pranë ISHPS-së. Denoncimi është bërë nga vetë Shaqiri, i cili iu drejtua policisë për rastin.
Në momentin e ndalimit, autoriteteve i janë gjetur dhe sekuestruar 5 mijë euro cash, të cilat dyshohet se lidhen me rastin në fjalë.
Ndaj gazetarit rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
