Bylykbashi në Kuvend lexon raportin e opozitës për Ballukun: Deputetët duhet të votojnë pro kërkesës së SPAK

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka lexuar në Kuvend raportin e opozitës lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Bylykbashi theksoi se kjo është një nga seancat që do të lërë gjurmë për mënyrën se si Kuvendi garanton mirëqeverisjen dhe respektimin e ligjit në vend.

Ai u shpreh se Kuvendi është vënë në lëvizje që më 16 dhjetor nga kërkesa e SPAK, e cila sipas tij është shoqëruar me prova dhe relacion të plotë për çështjen.

“Një nga seancat që do të lërë gjurmë për mënyrën se si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku”, deklaroi Bylykbashi.

Ai theksoi se sipas raportit të opozitës, Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin e deputetes, duke mbështetur kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Debati për çështjen e Belinda Ballukut po zhvillohet në seancën plenare të Kuvendit, ku pritet që deputetët të votojnë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related