Debatet në Kuvend vijuan edhe pas deklaratave të ashpra të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi mazhorancën se po përdor Parlamentin si mburojë për zyrtarë të akuzuar për korrupsion.
Deputetja socialiste Sara Mile reagoi ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Berisha, duke e akuzuar atë për destabilizim të vendit ndër vite.
“Ky kryetari non grata, meqë na përmendi si mbrojtës prapanicash, djeg prej 30 vitesh Shqipërinë për prapanicën e tij dhe të familjes së tij,” u shpreh Mile nga foltorja e Kuvendit.
Reagimi i saj erdhi mes tensioneve të forta në sallë, ku përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës u përqendruan te çështja e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe akuzat për korrupsion.
