Skandali i AKSHI-t/ PS propozon transferimin e tenderave te një shoqëri me kapital publik-privat

Data

Kuvendi pritet të shqyrtojë një nismë ligjore të depozituar nga deputeti socialist Erjon Malaj, e cila parashikon që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të mos kryejë më prokurime dhe të mos lidhë kontrata për mirëmbajtjen e sistemeve dhe platformave digjitale shtetërore.

Sipas projektligjit, këto kompetenca do t’i kalojnë një shoqërie aksionere të teknologjisë së informacionit (TIK), ku shteti do të zotërojë të paktën 51% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë kapital privat. Shoqëria e re do të merret me zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së qeverisjes elektronike.

Nisma vjen pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, e cila zbuloi një grup të strukturuar kriminal në krye të AKSHI-t, i dyshuar për kontrollin e tenderave shumë milionë euro të infrastrukturës digjitale. Mes të pandehurve janë biznesmeni Ergys Agasi dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Projektligji kërkon ndryshime në ligjin “Për qeverisjen elektronike”, duke i hequr AKSHI-t kompetencat për prokurime të centralizuara, përfshirë ato të klasifikuara si “sekret shtetëror” për administratën, mbrojtjen dhe sigurinë. AKSHI do të mbajë vetëm funksione standardizuese teknike, arkitekturore dhe monitoruese.

Sipas propozimit, institucionet publike do të paguajnë shoqëritë operatore TIK përmes kontratave shërbimi për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në pah norma të larta fitimi neto te subjektet që kanë përfituar tendera nga AKSHI, çka ka shtuar debatet mbi mënyrën e menaxhimit të infrastrukturës digjitale të shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related