Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, pranë zonës së Kopshtit Zoologjik. Sipas informacioneve paraprake, një automjet taksi është përplasur me një motomjet në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është rënduar për disa minuta deri në normalizimin e situatës.
