PS propozon kalimin e tenderëve të AKSHI-t te një shoqëri aksionere, opozita flet për tentativë “fshehjeje gjurmësh”

Data

Një projektligj i depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Erjon Malaj parashikon që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të mos kryejë më drejtpërdrejt prokurimet dhe lidhjen e kontratave për sistemet dhe platformat digjitale të shtetit. Sipas nismës, këto funksione do t’i kalonin një shoqërie aksionere TIK, ku shteti do të zotëronte të paktën 51% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do të ishte private.

Projektligji vjen pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për çështje që lidhen me tenderët e AKSHI-t, ku janë marrë të pandehur disa zyrtarë dhe persona të lidhur me këtë institucion. Nisma synon të ndryshojë dispozita të ligjit “Për qeverisjen elektronike”, duke kufizuar rolin e AKSHI-t në funksione standardizuese, arkitekturore dhe monitoruese, ndërsa zhvillimi, operimi dhe mirëmbajtja e sistemeve do të kalonin te shoqëria e re.

Sipas propozimit, institucionet publike do të lidhin kontrata shërbimi me këtë shoqëri për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Po ashtu, projektligji parashikon që AKSHI të mos kryejë më prokurime të klasifikuara si “sekret shtetëror”, përfshirë ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kritikët e nismës e shohin këtë si një lëvizje të debatueshme, duke argumentuar se transferimi i tenderëve në një shoqëri me kapital të përzier publik-privat mund të ngrejë pikëpyetje mbi transparencën dhe kontrollin, veçanërisht në një sektor të ndjeshëm që menaxhon të dhënat digjitale të qytetarëve.

Ndërkohë, mazhoranca socialiste nuk ka dhënë ende një qëndrim të detajuar publik mbi arsyetimin e plotë të kësaj nisme, ndërsa projektligji pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related