Projekti TID/ E moshuara sfidon shpronësimin: “Nuk iki nga shtëpia, le ta shembin”

Data

Shpronësimi i 74 familjeve në Durrës për realizimin e bulevardit historik “Epidamn”, pjesë e projektit TID, ka nxitur protesta nga banorët që kundërshtojnë vlerën e dëmshpërblimit të ofruar nga shteti.

Mes tyre është edhe  e moshuara Sofie Simaku, e cila deklaron se nuk do ta lërë banesën ku jeton prej rreth 70 vitesh. Ajo thotë se shtëpinë e ka ndërtuar me mund dhe kërkon që shteti t’i sigurojë një apartament brenda qytetit të Durrësit, duke refuzuar zhvendosjen në zona të tjera si Spitalla.

Simaku tregon se ka marrë njoftim për lirimin e banesës deri më 16 shkurt, por shprehet e vendosur të qëndrojë brenda, edhe nëse godina shembet. Banorë të tjerë theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por kundërshtojnë mënyrën e trajtimit dhe kompensimin financiar, duke kërkuar zgjidhje që u garanton strehim të sigurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related