Banorët e Durrësit në revoltë: Kundërshtojnë prishjen e shtëpive për projektin “TID”

Data

Banorët e bulevardit “Epidamn” në Durrës kanë dalë sërish në protestë kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, të parashikuara për t’i hapur rrugë projektit “TID”. Ata shprehen se janë vënë përpara “zgjedhjeve të imponuara” dhe se nuk kanë marrë asnjë garanci të qartë për fatin e pronave të tyre.

Të shqetësuar për të ardhmen, banorët kanë nisur firmosjen e një peticioni drejtuar Bashkisë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ku kërkojnë anulimin e vendimit për lirimin dhe shembjen e objekteve. Sipas tyre, përzgjedhja e godinave që do të prishen është bërë në mënyrë klienteliste, ndërsa në të njëjtën zonë po hidhen themele për ndërtime të reja.

Banorët deklarojnë se mbrëmjen e 18 shkurtit kryebashkiakja Emiriana Sako ka zhvilluar një inspektim në lagje, por pa u takuar me ta dhe pa dhënë sqarime konkrete. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe nuk përjashtojnë forma të tjera reagimi për të mbrojtur pronat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related