Plan atentati ndaj Altin Dumanit, zbardhet skenari i bandave kriminale

Data

Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të organizuar nga grupe kriminale në ditën kur dorëzoi detyrën. Sipas burimeve, ishte përgatitur një plan me eksploziv për eliminimin e tij.

Strukturat e sigurisë arritën të zbulojnë në kohë skemën përmes informacioneve operative dhe përgjimeve, duke ndërhyrë para se atentati të realizohej. Dy persona të dyshuar si ekzekutorë janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar mjeti dhe lënda plasëse e dyshuar.

Pas zbulimit të planit, janë shtuar masat e sigurisë për Dumanin dhe familjen e tij.

Gjatë drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, Dumani udhëhoqi hetime të rëndësishme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve kriminale, duke e bërë një nga figurat më të ekspozuara të drejtësisë në vend. Ai vijon detyrën si prokuror në strukturën e posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related