Në protestën e sotme të opozitës, drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se pushteti aktual ka hyrë në fazën e fundit të degradimit politik dhe institucional.
Sipas Gjekmarkajt, qeveria e Edi Ramës është e gatshme të sakrifikojë edhe rrugën europiane të vendit vetëm për të shpëtuar veten. Ai akuzoi mazhorancën se po merr peng drejtësinë dhe Kuvendin, duke përdorur institucionet për mbijetesë politike.
“Dje Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur vartësen e tij Belinda Balluku. Sistemi i rilindjes nuk ka më çfarë të prodhojë. Nuk ka alibi, nuk ka ide, nuk ka shpresë. Ka dhunuar votën e lirë dhe ka mbijetuar duke shndërruar shtetin në vegël pushteti,” u shpreh Gjekmarkaj.
Ai theksoi se një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm nëse sjell mrekulli për qytetarët, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, shteti është mbytur nga babëzia dhe korrupsioni. Gjekmarkaj e cilësoi “Shqipëria 2030” si një slogan bosh, të mbuluar me propagandë dhe shantazh publik.
“Në momentin që drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë. Ne jemi sot këtu për të mbrojtur shtetin ligjor dhe për të mos lejuar që Shqipëria të mbahet peng nga një regjim i konsumuar,” përfundoi ai.