EMRAT / GJKKO dënon dy persona për narkotikë dhe grup kriminal

Data

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar dy shtetas të akuzuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për Gëzim Bakalli, i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji, dhe Erjon Loci.

Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Bakalli u shpall fajtor për trafikim të narkotikëve të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, për drejtim të grupit kriminal, si edhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve. Pas bashkimit të dënimeve dhe përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 12 vjet e 8 muaj burg, dënim që do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, Erjon Loci u shpall fajtor për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në këtë grup. Gjykata vendosi ndaj tij një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg, që do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë, duke llogaritur kohën nga dita e arrestimit.

Vendimi i GJKKO-së vjen në kuadër të goditjes së grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës dhe aktivitetet e organizuara kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related