Rama shpërthen ndaj prokurorit të Hagës: Idiot ndërkombëtar, po njollos luftën e UÇK-së

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas deklaratave të prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë, i cili gjatë seancës gjyqësore pretendoi se Hashim Thaçi kishte “maskuar realitetin” e luftës në Kosovë dhe kishte ndikuar në perceptimin e ndërkombëtarëve për UÇK-në.

Në një reagim publik, Rama e ka cilësuar prokurorin si një “idiot ndërkombëtar”, duke ndarë edhe pamje nga seanca ku dëgjohet deklarata e bërë në sallën e gjyqit. Sipas Ramës, pretendimet e prokurorit përbëjnë një fyerje të rëndë jo vetëm për ish-krerët e UÇK-së, por edhe për figurat kyçe ndërkombëtare që mbështetën luftën çlirimtare të Kosovës.

Në deklaratën e shfaqur nga Rama, prokurori shprehej se personalitete si James Rubin dhe Wesley Clark nuk e kishin kuptuar realitetin në terren, pasi sipas tij, Thaçi kishte arritur ta “maskonte” atë që po ndodhte në të vërtetë brenda UÇK-së. Prokuroria pretendon se hierarkitë e brendshme të UÇK-së mjaftojnë për të provuar përgjegjësi eprore sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Reagimi i Ramës vjen në një moment tensioni të lartë politik dhe emocional, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po shkakton reagime të forta në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, me shumë zëra që e cilësojnë procesin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related