Vetëdorëzohet Edison Memolla, dënohet me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje

Data

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës, pasi Gjykata e Apelit e Posaçëm e shpalli fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim.

Gjykata e dënoi Memollën me 1 vit burgim, si dhe me një dënim plotësues prej 5 vitesh heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Sipas akuzës, Memolla kishte ndikuar te një punonjës i OSHEE-së që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenteje debitore, me qëllim që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai kandidonte për Partinë Socialiste.

Pas vendimit përfundimtar të gjykatës, Memolla u paraqit vetë pranë autoriteteve për të zbatuar dënimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related