Haxhiu: Balluku kërkoi dy herë dorëheqjen, Rama e refuzoi për parim

Data

Analisti Baton Haxhiu ka zbuluar se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka ofruar dy herë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por kjo kërkesë është refuzuar në të dy rastet. Sipas tij, vendimi i Ramës nuk lidhet me mbrojtjen personale të Ballukut, por me një betejë parimore mes pushtetit ekzekutiv dhe institucioneve të drejtësisë.

I ftuar në një emision televiziv, Haxhiu tha se dorëheqja e parë është ofruar që në momentin kur Balluku u përfshi në një proces penal, ndërsa e dyta është bërë së fundmi, pas zhvillimeve të reja gjyqësore. Megjithatë, Rama ka zgjedhur të mos e pranojë atë.

Sipas Haxhiut, kryeministri e sheh pezullimin e një ministri si një precedent të rrezikshëm, që mund të përdoret nga drejtësia për të ndryshuar përbërjen e qeverisë. “Rama nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndërhyrë në ekzekutiv. Për të, kjo është një çështje parimore dhe jo personale,” u shpreh analisti.

Ai theksoi gjithashtu se SPAK dhe Gjykata e Posaçme gëzojnë aktualisht një autoritet të lartë moral në opinionin publik, gjë që, sipas tij, ka ndikuar në vendimmarrje të forta, ndonjëherë pa u mbështetur në prova maksimale për figura të nivelit të lartë politik.

Haxhiu shtoi se përplasja aktuale nuk është thjesht rreth emrit të Ballukut, por për kufijtë mes pushteteve dhe mënyrën se si përdoren masat penale ndaj anëtarëve të qeverisë. Në këtë kontekst, refuzimi i dorëheqjes shihet si një qëndrim politik për të mos pranuar pezullimin si mjet presioni institucional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related