Këtë të martë, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites dhe deri në mbrëmje, në ultësirën perëndimore reshjet pritet të marrin formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore herë pas here mund të arrijë deri në 10 m/s.
Deti do të ketë valëzim të ulët deri mesatar, me forcë 1–3 ballë si në Adriatik ashtu edhe në Jon.
