Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon qëllimisht publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi kërkesën e tij për të kundërshtuar pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Sipas Berishës, vendimi i Kushtetueses, i marrë me votim 4 me 4, la në fuqi masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, e cila është e pandehur nga SPAK për çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe. Ai thekson se ky vendim nuk po botohet pasi nuk i leverdis kryeministrit.
Në një reagim publik, Berisha deklaroi se Rama po vepron me standarde të dyfishta, duke kujtuar se një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese, i marrë në muajin dhjetor dhe në favor të tij, u botua në Fletoren Zyrtare brenda pak orësh.
“Rama bllokon publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimin e dhjetorit, që ishte në favor të tij, e botoi brenda një ore. Sot, vendimin që i del kundër, e mban peng. Balluku po përdoret si parzmore për të mbrojtur veten”, shkruan Berisha.
Sipas kreut të opozitës, kjo sjellje përbën një akt të rëndë që cenon rendin kushtetues dhe tregon se kryeministri po përdor institucionet shtetërore për të zvarritur dhe manipuluar vendime që nuk i shërbejnë interesave të tij politike dhe personale.