Alizoti: Rama po rrëzohet në gropën e llumit që ka gërmuar vetë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se është “i zhytur deri në fyt” në korrupsion dhe se po përpiqet të marrë me vete gjithë vendin në rënien e tij politike.

Sipas Alizotit, mbledhja e fundit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe vendimet e dala prej saj janë shenja të qarta dëshpërimi politik. Ai thekson se mohimi i realitetit është simptoma e parë e elitave të korruptuara, ndërsa sjellja e kryeministrit tregon se ai është “tragjikisht jashtë kohe”.

Alizoti rendit tre veprime që, sipas tij, Rama po i kryen në mënyrë të hapur: kërcënimin ndaj SPAK-ut, përpjekjen për t’i dhënë sinjale mbrojtjeje Belinda Ballukut dhe rrezikimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai thekson se këto përpjekje mund të kishin kuptim muaj më parë, por sot janë të kota.

“Edhe sikur SPAK-u të shpërbëhej sot, dosjet që janë hetuar deri tani e kanë nxjerrë Ramën dhe Ballukun zbuluar. Mesazhet janë aty, tenderat janë aty, faktet janë aty. Je i kapur”, shprehet Alizoti.

Sipas tij, përpjekja për të mbrojtur Ballukun përmes shumicës parlamentare nuk është më mbrojtje personale, por një tentativë për të barazuar gjithë partinë me vjedhjen. Ai akuzon Ramën se e projekton korrupsionin e tij mbi gjithë shoqërinë dhe se mendon se edhe votuesit e tij janë njësoj të përfshirë.

Alizoti ndalet edhe te rrezikimi i integrimit europian, duke e cilësuar këtë si fazën e fundit të çdo regjimi që po bie: marrjen peng të së ardhmes së vendit për të shpëtuar veten. Ai thekson se Shqipëria e ka zgjedhur rrugën europiane që në vitin 1992 dhe se ky proces nuk mund të ndalet nga askush.

Në përfundim, Alizoti deklaron se kjo nuk është më një betejë politike, por fundi i një regjimi. Ai i drejton një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit: ose të largohet vetë, ose do të rrëzohet në “gropën e llumit” që, sipas tij, e ka gërmuar vetë prej vitesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related