Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka asgjësuar 75.8 kilogramë mish derri pa vulë identifikimi gjatë një kontrolli të ushtruar në tregun e Milotit.
Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët e DRAKU Lezhë konstatuan një individ që tregtonte mish pa certifikatë veterinare, pa vulë identifikimi dhe pa faturë tatimore, si dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare për tregtim.
Si masë e menjëhershme, sasia e mishit u bllokua dhe u asgjësua, ndërsa subjekti përgjegjës u ndëshkua me gjobë administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
AKU thekson se këto masa janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të parandaluar çdo rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të blejnë produkte ushqimore vetëm nga subjekte të licencuara dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi apo tregtimi të paligjshëm të ushqimit.