Deklaratat e Ramës për Kushtetuesen, Këlliçi: Nxit më shumë korrupsionin

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut. Sipas Këlliçit, qëndrimi i Ramës përbën një nxitje të hapur të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Ai e akuzon kryeministrin se është shndërruar në “avokat zyrtar të vjedhjes dhe makutërisë”, duke u dhënë sinjal ministrave dhe zyrtarëve të tij që të vazhdojnë shkeljet, pasi do të mbrohen politikisht.

Këlliçi thekson se Rama, ndonëse më parë ishte shprehur se nuk do të mbronte askënd që shkel ligjin, sot ka marrë publikisht në mbrojtje Belinda Ballukun, e pandehur për abuzime me tendera me vlerë mbi 1.1 miliardë euro. Sipas tij, kryeministri ka mbrojtur gjithashtu edhe zyrtarë të përfshirë në çështjen e trafikut të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, duke relativizuar një krim të rëndë mjedisor.

Deputeti i PD-së e akuzon Ramën se po tenton të mbrojë veten dhe të mbajë nën kontroll një strukturë të korruptuar pushteti, duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë aferat e qeverisë. Ai shton se deklaratat e kryeministrit përbëjnë një kërcënim serioz ndaj drejtësisë dhe përpjekje për ta vendosur veten mbi ligjin.

Në fund, Këlliçi u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos lejojnë, sipas tij, shkatërrimin e shtetit ligjor, duke i ftuar të bashkohen në protestë përballë korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related