Dosja Tropoja po fillon të zbardhet, avokati Beqiri nxjerr emrin e dëshmitarit që do rrëfejë në SPAK krimet e Berishës

Data

Prej vitesh drejtësia që ishte nën kontrollin e Sali Berishës dhe ortakëve të tij Fatos Nano, Ilir Metaj e Edi Rama, grumbullonte provat e çdo vrasjeje tropojani, por asnjëherë nuk e thirri Sali Berishën as si të akuzuar. Me krijimin e SPAK nën patronazhin amerikan, familja “Haklaj” dorëzoi kallëzimin penal ndaj Sali Berishës, shoqëruar me 14 orë deklarime me data, vende, skenarë, kurthe, emra vrasësish e viktimash, bashkëpunëtorësh dhe emër urdhëruesi, financuesish e mbrojtësish, të vrasësve të vëllezërve të saj e të tjerëve. Tashmë, SPAK ka avancuar hetimet nga kallëzim-raporti i përgatitur nga avokati Idajet Beqiri me detaje e regjistrime audio-video, për rolin e Sali Berishës në vrasjet e Tropojës dhe konkretisht të 4 vëllezërve Halil, Fatmir, Shkëlqim e Ylli Haklaj, për të cilët ka bërë kallëzim motra e tyre. Madje SPAK në maj të vitit të kaluar mori dëshminë e Aishe Haklajt. Ajo u pyet prej gati 12 orësh nga vetë Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje, bashkë me Elida Kaçkinin. Avokati Idajet Beqiri tha për gazetën “SOT” se hetimet e SPAK janë thelluar dhe dosja “Tropoja” ka filluar të zbardhet. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme pritet të marrë edhe dëshminë e Izet Haxhisë në lidhje me këtë çështje. Emri i tij figuron edhe në listën e dëshmitarëve në kallëzimin penal që regjistroi SPAK. Sipas Idajet Beqirit, një ndër akuzat më të rënda që i bëhet Sali Berishës prej Izet Haxhisë është vrasja makabër ndaj Shkëlqim Haklajt.

Ja rrëfimi i Idajet Beqirit për gazetën

“Kjo vrasje përbën fillimin e një masakre që pasoi me afro 200 vrasje të tjera zinxhir në Tropojë për motive hakmarrje. Përgjegjësi kryesor, frymëzuesi, urdhëruesi, menaxhuesi, “dirigjenti” dhe përfituesi prej këtyre vrasjeve, sipas provave që pritet të paraqitë Izet Haxhia para SPAK, është Sali Berisha. Dosja “Tropoja”, me deklarimet e hollësishme që ka bërë Izet Haxhiaj, si dëshmitar okular, dhe që si pikënisje të krimeve zinxhir që erdhën më pas, kishte vrasjen tragjike të Shkëlqim Haklaj me urdhrin e prerë, të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, është “patatja” më e nxehtë që do ta “djegë” domosdo Berishën dhe ata që kanë mbetur gjallë nga grupi i tij i strukturuar kriminal. Tropoja, sipas Izet Haxhisë, për vetë pozitën gjeografike të saj, e evidentuar ballë për ballë me agjenturën e UDB-së, e sulmuar me të gjitha llojet e “armëve” prej kësaj agjenture tepër të rrezikshme dhe të përgatitur gjithashtu, posaçërisht gjatë viteve të sundimit të regjimit komunist në Shqipëri, e kishte ndarë Tropojën në dy “kampe”.

Nga njëra anë qëndronin familjet e mëdha të vërteta atdhetare, që e donin me shpirt dhe sakrifikonin çdo gjë për Shqipërinë, sikurse ka qenë historikisht Familja “Haklaj”, dhe në krahun tjetër kishte familje të cilat ishin rekrutuar prej UDB-së dhe bënin rolin e misionarit pro serb dhe kundër Shqipërisë. Sali Berisha bënte pjesë, si një misionar potent në krahë të agjenturës serbe kundër Shqipërisë. Kështu që, egërsia e tij kundër Familjes Haklaj dhe disa familjeve të tjera atdhetare në Tropojë, ishte “patologjike”, e lidhur kryesisht me pozitën e përbetuar antiserbe të këtyre familjeve. Në ngjarjet e marsit 1997, kur Sali Berisha rrëzoi shtetin dhe institucionet e tij dhe nxiti luftën civile në Shqipëri, për llogari të Serbisë, shkoi në Tropojë Shaban Memia, si i dërguar i posaçëm i Berishës, për të mobilizuar forca të armatosura që do të luftonin kundër “forcave rebele të Jugut të Shqipërisë”, Familja e Haklajve, me autoritetin e tyre atdhetar në Malësinë e Gjakovës, e ndali këtë maskaradë të turpshme antishqiptare. Vëllezërit Haklaj e shpëtuan Tropojën nga ky turpërim kombëtar, çka e revoltoi pa masë Sali Berishën, i cili u ndje i turpëruar edhe para “ustallarëve” të tij serbë, të cilët mendonin se agjenti potent i tyre, tashmë President i Republikës së Shqipërisë, do ta kishte fuqinë e duhur për të zotëruar trevën ku kishte lindur vet!

Dosja

Ishte data 20 qershor 1997. Sali Berisha ishte ende President i Republikës, por “i rënë nga fiku”! Populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, i ngritur masivisht në protesta popullore kundër një regjimi të urryer që sundonte prej më shumë se 5 vjetësh, të cilët, duke patur parasysh faktin se kishin përballë një “bishë” dhe një misionar të rrezikshëm, të agjenturës më të rrezikshme antishqiptare, u dhanë protestave përmasat e një revolucioni demokratik popullor, duke e rrëzuar atë “de fakto” në marsin e vitit 1997. Ishin shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sali Berisha, i shoqëruar nga eskorta dhe mbështetësit e tij, do të shkonte në Tropojë për të bërë fushatë elektorale. Për hir të së vërtetës, populli i Tropojës nuk e dëshironte këtë vizitë të Berishës, sepse nuk ia kishte parë “hajrin” për mirë gjatë 6 viteve në pushtet të tij. Nuhatja e tropojanëve ishte vërtetë pozitive. Ata mendonin se kjo vizitë e Berishës, posaçërisht në këtë vit shumë të vështirë për Shqipërinë, do të sillte veç të këqija për Malësinë e Gjakovës, duke marrë parasysh faktin se si ishin ndarë njerëzit në këtë Malësi, nën ndikimin dhe frymëzimin e drejtpërdrejtë përçarës të Sali Berishës.

Ngjarja

Në dalje të Fierzës, autokolona që shoqëronte Berishën, është bllokuar nga malësorët antiberishë. Halil Haklaj, njeri me influencë të madhe në Malësinë e Gjakovës, si një njeri që kishte mobilizuar shumë bij të kësaj treve duke i vënë në shërbim të UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë pushtuese dhe kolonizatore serbe, e konsideroi jo demokratike këtë veprim bllokimi me forcë për të mos e lejuar Berishën të hynte në Tropojë, dhe jo vetëm që zhbllokoi rrugën, por edhe garantoi shkuarjen pa problem të Berishës në Bajram Curri. Në miting Sali Berisha filloi të fliste “si e ëma e Zeqos në majë të thanës”! Për ato që kishte nën lëkurën e tij, aludoi hapur kundër mbështetësve të alternativës antiberishë, duke i konsideruar si “të shitur të Beogradit”, si të lidhur me UDB-në e Serbisë! Shkëlqim Haklaj, një djalë trim dhe atdhetar i spikatur, parandalues i planit të Berishës për të shkuar djemtë e Tropojës për të luftuar kundër popullit të Vlorës, që ishin ngritur në revoltë popullore, shkoi në podium, i shkuli mjetet e fonisë dhe e shau me fjalë të rënda, por të merituara Berishën, duke e akuzuar si njeri të mbrapshtë dhe të pandreqshëm, dhe që të qenurit e vet një agjent të vjetër të UDB, tepër dëmsjellës ndaj interesave kombëtare shqiptare, kërkon t’ua veshi familjeve atdhetare të Tropojës. Sali Berisha u shpërfytyrua prej këtij akti të guximshëm të Shkëlqim Haklaj dhe pyeti tepër i revoltuar njerëzit pranë tij në podiumin e mitingut se cili ishte ky person.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related